back to top
31.3 C
Tirana
E shtunë, 27 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëHetimet për helmimin në Akademinë e Sigurisë/ Policia merr dosjet e AKU-së

Hetimet për helmimin në Akademinë e Sigurisë/ Policia merr dosjet e AKU-së

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin që disponon Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) lidhur me kontrollet e kryera ndaj subjektit privat SORI-Al, kompani e cila dyshohet se ka furnizuar me ushqim Akademinë e Sigurisë.

Sipas burimeve, oficerët e Policisë kanë marrë dosjen e plotë të kontrolleve që AKU ka ushtruar ndaj këtij subjekti që prej muajit janar, në kuadër të hetimeve për helmimin e dhjetëra studentëve.

Grupi hetimor është në pritje të rezultateve të analizave zyrtare laboratorike, të cilat pritet të përcaktojnë shkakun e saktë të helmimit të 64 studentëve, të cilët u paraqitën në spital me simptoma të forta, si të vjella dhe probleme të tjera shëndetësore.

Sipas gazetares së Top Channel, Rudina Muça, nuk përjashtohet mundësia që në vijim të hetimeve të lëshohen urdhër-ndalime për personat që do të rezultojnë përgjegjës për ngjarjen.

Pak ditë më parë, dhjetëra studentë të Akademisë së Sigurisë u paraqitën për herë të dytë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi shfaqën sërish simptoma helmimi.

Kujtojmë se edhe muajin e kaluar 56 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital, ndërsa analizat paraprake treguan se makaronat e konsumuara përmbanin baktere mbi normat e lejuara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat