KreuDrejtësia“Thembra e Akilit e sistemit të veprave”/ Xhafaj kritikon hartën e re...

“Thembra e Akilit e sistemit të veprave”/ Xhafaj kritikon hartën e re gjyqësor

Ndërsa gjykatat në vend përballen me një numër të lartë dosjesh të papërfunduara, mungesë gjyqtarësh dhe problematika me hapësirat ku zhvillohen seancat gjyqësore, për kreun e Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj, një nga problemet kryesore mbetet harta e re gjyqësore.

Gjatë shqyrtimit dhe miratimit në parim të projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”, Xhafaj tha se kishte kundërshtuar mënyrën e zbatimit të hartës së re gjyqësore, duke kërkuar një periudhë tranzitore për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme.

“Kam qenë kundër hartës gjyqësore pikërisht për këtë arsye. I kam thënë Këshillit të Lartë Gjyqësor se mund ta bëni këtë, por duhet ta bëni me fazë tranzitore, sepse nuk keni infrastrukturën për ta mundësuar”, deklaroi Xhafaj.

Sipas tij, këmbëngulja për zbatimin e menjëhershëm të hartës gjyqësore lidhej edhe me zhvillime brenda sistemit të drejtësisë.

“Po ju insistuat dhe nëse më pyesni pse insistuat, ishte për t’u bërë vend disa anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor në atë moment për të kaluar në Apel”, u shpreh ai.

Xhafaj ngriti gjithashtu shqetësime për ndikimet brenda sistemit sa i takon vlerësimit dhe promovimit të gjyqtarëve.

“Ka ndikime brenda sistemit lidhur me sistemin e vlerësimit dhe promovimit të gjyqtarëve”, tha kreu i komisionit parlamentar.

Deklaratat e tij u bënë gjatë diskutimit parlamentar mbi performancën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe sfidat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat