KreuAktualitetPolitikaVideo-Agron Shehaj merr marrëveshjen konfidenciale për kredinë 302 mln dollarë/ Largohet me...

Video-Agron Shehaj merr marrëveshjen konfidenciale për kredinë 302 mln dollarë/ Largohet me vrap nga Kuvendi

Pas njoftimit të kryetarit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Niko Peleshi, se deputetët mund të njiheshin me marrëveshjen për kredinë prej 302 milionë dollarësh nga SHBA vetëm pasi të firmosnin një deklaratë konfidencialiteti, në Kuvend është shënuar një episod i pazakontë.

Sipas procedurës së vendosur, deputetëve nuk u është vënë në dispozicion një kopje individuale e dokumentit, por u është kërkuar që ta konsultojnë atë në një sallë me kapacitet të kufizuar, e cila mund të akomodojë rreth 15 persona njëkohësisht, ndonëse numri i deputetëve është 140.

Në këto rrethana, kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, pasi firmosi marrëveshjen e konfidencialitetit, mori në dorë kopjen e vetme të dokumentit dhe u largua me nxitim nga ambientet e Kuvendit.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen për mënyrën se si po procedohet me informimin e deputetëve mbi marrëveshjen e huas amerikane për mbrojtjen, e cila pritet të shqyrtohet në seancë plenare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat