KreuAktualitetPolitikaÇfarë ndodhi me dokumentin konfidencial?/ Agron Shehaj justifikohet pas incidentit në Kuvend

Çfarë ndodhi me dokumentin konfidencial?/ Agron Shehaj justifikohet pas incidentit në Kuvend

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Kuvend, ku u pa duke marrë dokumentin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për huanë prej 302 milionë dollarësh dhe duke u larguar me nxitim nga ambientet e Parlamentit.

Shehaj sqaroi se veprimi i tij ishte në përputhje me udhëzimet e dhëna në Kuvend, duke theksuar se marrëveshjen e mori vetëm për ta lexuar, pasi firmosi dokumentin e konfidencialitetit që ndalon shpërndarjen e saj.

“Në lidhje me lajmet që kanë dalë mbi dokumentin e marrëveshjes, e patë vetë që kryeparlamentari u tha deputetëve që mund ta gjenin te zyra këtu afër. Nuk tha që nuk mund ta marrësh. Unë shkova, firmosa dokumentin për mospërndarjen e marrëveshjes dhe u largova. Ne na kërkojnë shumë gjëra në Kuvend, madje na kërkojnë të mos shkojmë kur është Rama”, u shpreh Shehaj.

Ai bëri të ditur se, pasi u njoh me përmbajtjen e dokumentit, e dorëzoi sërish në zyrën ku e kishte marrë, duke garantuar se marrëveshja nuk ka dalë në asnjë moment jashtë ambienteve të Kuvendit.

“Marrëveshjen e dorëzova sërish aty ku e mora. Marrëveshja nuk ka dalë nga Kuvendi i Shqipërisë. E mora sepse më takonte. Ajo është një marrëveshje sekrete dhe nuk jam i autorizuar të jap detaje”, deklaroi kreu i Partisë Mundësia.

Sa i takon qëndrimit politik, Shehaj tha se partia që ai drejton do ta mbështesë marrëveshjen me votë, por shprehu kundërshtimin ndaj procedurës së ndjekur nga Kuvendi për shqyrtimin e saj.

“Ne, në parim, jemi pro marrëveshjes, por jemi kundër procedurës që po ndiqet nga Kuvendi”, përfundoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat