KreuHapësira për studentëtSkandalet e rektorit Artan Hoxha nuk kanë të ndalur/ Denoncon Taulant Muka

Skandalet e rektorit Artan Hoxha nuk kanë të ndalur/ Denoncon Taulant Muka

Pedagogu dhe studiuesi Taulant Muka ka reaguar në rrjetet sociale me akuza të forta ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si drejtohet institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend.

Përmes një postimi publik, Muka ka kritikuar atë që e cilëson si mbajtjen në pozicione drejtuese të “pseudo-intelektualëve” në sistemin arsimor, ndërsa ka renditur një sërë çështjesh që, sipas tij, përfshijnë rektorin e Universitetit të Tiranës.

“Pse mbahen sorrat dhe korbat pseudo-intelektuale në krye të arsimit?”, shkruan Muka në reagimin e tij, duke iu referuar skandaleve që, sipas tij, kanë shoqëruar mandatin e Artan Hoxhës.

Sipas Mukës, rektori i Universitetit të Tiranës është përfshirë në akuza që lidhen me plagjiaturën akademike, moszbatimin e vendimeve të gjykatës, si dhe me procedura tenderuese të diskutueshme.

Ai ka përmendur konkretisht një tender me vlerë mbi 50 mijë euro, që sipas tij i është dhënë biznesmenit Ermal Beqiri, i cili rezulton të jetë në kërkim nga autoritetet.

“Skandalet e Rektorit të UT-së, Artan Hoxha, nuk kanë të ndalur: nga plagjiatura dhe shkelja e vendimeve të gjykatës, te tenderi mbi 50 mijë euro për biznesmenin në kërkim Ermal Beqiri. Deri kur do të lejohet kjo mospërgjegjësi në krye të universitetit më të madh në vend?”, shprehet Muka në postimin e tij.

Reagimi i pedagogut vjen në vijim të denoncimeve të tij të mëparshme për çështje që lidhen me integritetin akademik dhe menaxhimin e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri.

Deri më tani, nuk ka një reagim publik nga rektori Artan Hoxha lidhur me akuzat e ngritura nga Taulant Muka në këtë postim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat