KreuDrejtësiaBraho hedh dritë mbi hetimet/ “9 hetues të BKH-së dhe 2 prokurorë...

Braho hedh dritë mbi hetimet/ “9 hetues të BKH-së dhe 2 prokurorë po punojnë për dosjen Balluku”

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho, ka deklaruar se hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mbetet një nga çështjet më të rëndësishme në punën e institucionit.

Gjatë një takimi informal me gazetarët, Braho konfirmoi se hetimet ndaj Ballukut vijojnë me intensitet, ndërsa kontrollet e zhvilluara këtë të enjte janë pjesë e veprimeve hetimore në kuadër të kësaj dosjeje.

“Është çështje në hetim. Është ndër çështjet më prioritare. Janë 9 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe 2 prokurorë që po merren me këtë çështje. Kontrollet e sotme janë vijim i hetimeve. Kur të përfundojnë hetimet do të dalim me hetim më të plotë”, deklaroi Braho.

Kreu i SPAK u pyet edhe nëse institucioni që ai drejton do t’i drejtohet sërish Kuvendit me një kërkesë të re për çështjen e imunitetit të Ballukut, por nuk dha një përgjigje përfundimtare.

Braho theksoi se hetimet kanë vijuar edhe pas vendimit të mëparshëm të Parlamentit dhe se tashmë ato kanë avancuar.

“Hetimet, edhe pas atij vendimi, kanë vazhduar me intensitet. Kanë ecur më tej. Nuk mund të them nëse do të bëhet apo jo një kërkesë e re. Vendimi do të kushtëzohet nga rrethanat e hetimit dhe rezultatet që do të kemi”, u shpreh ai.

Sipas drejtuesit të SPAK, një kërkesë e re ndaj Kuvendit nuk mund të bazohet në të njëjtat prova për të cilat është marrë më herët një vendim.

“Parlamenti ka marrë një vendim për një kërkesë që ne kemi bërë dhe nuk mund të shkojmë sërish me të njëjtat prova”, deklaroi Braho.

Hetimet ndaj Ballukut lidhen me çështje të tenderave dhe procedurave të zhvilluara gjatë kohës kur ajo drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. SPAK vijon mbledhjen e provave dhe verifikimin e elementëve të dosjes, ndërsa pritet që në përfundim të hetimeve të dalë me një qëndrim zyrtar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat