KreuDrejtësiaDokumenti sekret i marrëveshjes me SHBA/ SPAK nis verifikimin për Agron Shehajn

Dokumenti sekret i marrëveshjes me SHBA/ SPAK nis verifikimin për Agron Shehajn

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho, ka konfirmuar se pranë këtij institucioni është depozituar një kallëzim ndaj deputetit Agron Shehaj lidhur me marrjen e një dokumenti të klasifikuar nga ambientet e Kuvendit.

Gjatë takimit me gazetarët, ku prezantoi bilancin e punës së SPAK, Braho bëri të ditur se kallëzimi është regjistruar dhe aktualisht ndodhet në fazën e verifikimit.

“Është një kallëzim që po verifikohet”, deklaroi kreu i SPAK, pa dhënë detaje të tjera për shkak të procesit në vijim.

Kallëzimi ndaj Shehajt ishte paralajmëruar më herët nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, pas përplasjes në Kuvend lidhur me një dokument të klasifikuar që lidhej me një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mazhorancës, deputeti Shehaj ka marrë dokumentin nga ambientet e Kuvendit pa autorizim, ndërsa opozita ka mbajtur një tjetër qëndrim për ngjarjen.

Tashmë çështja ndodhet në shqyrtim nga Prokuroria e Posaçme, e cila pritet të vlerësojë rrethanat dhe nëse ka elementë për vijimin e mëtejshëm të procedurave.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat