KreuAktualitetKronikëEdukatorja goditi fëmijën 2-vjeçar/ Babai pa shenjat në fytyrën e djalit

Edukatorja goditi fëmijën 2-vjeçar/ Babai pa shenjat në fytyrën e djalit

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar.

Në pranga ka rënë 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu, pas denoncimit të bërë nga babai i të miturit, i cili kishte konstatuar shenja dhune në fytyrën e fëmijës.

Raportohet se babai e ka dërguar menjëherë fëmijën në spital, ku janë kryer ekzaminimet mjekësore. Nga kontrolli, 2-vjeçari ka rezultuar me shenja dëmtimi, përfshirë një të nxirë në faqe dhe skuqje në zonën e veshëve.

Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet, edukatorja Brunilda Haxhiu ka pranuar se e kishte goditur fëmijën, duke pretenduar se veprimi kishte ndodhur pasi i mituri nuk po flinte dhe ajo nuk kishte mundur ta përballonte situatën.

Ndërkohë, sipas burimeve hetimore, edhe nga këqyrja e pamjeve filmike të siguruara nga ambientet e kopshtit dyshohet se është konstatuar ushtrimi i dhunës fizike ndaj fëmijës.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa edukatorja përballet me akuzat për dhunë ndaj një të mituri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat