KreuDrejtësiaDy vite në paraburgim/ GJKKO liron Ilir Beqajn

Dy vite në paraburgim/ GJKKO liron Ilir Beqajn

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga paraburgimi dhe do të vijojë të jetë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Beqaj më 30 korrik 2026, ku ai kërkonte konstatimin e humbjes së fuqisë së masës “arrest në burg”, lirimin e menjëhershëm ose, në mënyrë alternative, caktimin e një mase më të lehtë sigurie.

Trupa gjykuese, e kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri, vendosi të pranojë kërkesën, duke konstatuar se afati maksimal i paraburgimit kishte përfunduar. Për këtë arsye, masa e sigurisë “arrest në burg”, e caktuar ndaj tij më 3 korrik 2024, u shua dhe u zëvendësua me masën “arrest në shtëpi”.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Beqaj nuk lejohet të largohet nga banesa e tij dhe do të jetë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë Gjyqësore për zbatimin e masës së sigurisë.

Gjykata urdhëroi gjithashtu lirimin e menjëhershëm të ish-ministrit, nëse ai nuk mbahet i arrestuar ose i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale. Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda pesë ditëve nga komunikimi i tij.

Ilir Beqaj u arrestua në korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK dhe që prej asaj kohe ndodhej në paraburgim. Më herët, si GJKKO ashtu edhe Apeli i Posaçëm kishin rrëzuar disa kërkesa të tij për ndryshimin e masës së sigurisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat