back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaKodi i ri Penal/ Manja zbardh detaje, kur duhet të jepet masa...

Kodi i ri Penal/ Manja zbardh detaje, kur duhet të jepet masa me burg

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se së shpejti di të miratohet së shpejti Kodi i Ri Penal, sipas standardeve europiane.

Në Komisionin e Ligjeve, ndërsa sqaronte deputetin e PD-së, Saimir Korreshi, Manja  se synojnë që të shmangin sa më tepër masën e “arrestit me burg”, kur veprat penale nuk janë të rënda.

Saimir Korreshi: Di që janë në burgje njerëz vetëm pse janë përdorues të drogës dhe jo shpërndarës. A po bëhet gjë në lidhje me këtë problem, që ai përdoruesi që kapet me 0.75 gram mos dënohet njësoj si ai që kapet me 1 kg drogë?

Ulsi Manja: Zëri më i madh i të ardhurave të Ministrisë së Drejtësisë shkojnë për burgjet.  Ne na kërkohet të përafrojmë legjislacionin penal me atë të BE dhe kërkohet të vihet në miratim Kodi i ri Penal. Politika e dënimit duhet të jetë brenda standardeve të BE-së. Burgu duhet të jetë si masë ekstreme. I qëndroj asaj që kam thënë, në projektin e ri të Kodit Penal, duhet të kemi politikë dënimi që të përpiqet ta ndalojë sa më tepër dënimin me burg, për vepra jo të rënda.

Kur të vijë Kodi i Ri Penal, do të jetë për disa dekada në fuqi. Kodi i Ri Penal duhet të konsultohet publikisht dhe duhet të koordinohet me Brukselin. Kemi 20 zyra të ndihmës juridike në gjithë Shqipërinë, për t’ju ardhur në ndihmë shtresave në nevojë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat