Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka regjistruar procedimin penal nr. 1415, datë 07.11.2024 për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’ ndaj shtetasit Y.B.
Procedimi penal u regjistrua kryesisht pasi shtetasi Armand Braho, me detyrë gazetar pranë ‘Report TV’, denoncoi publikisht se është kërcënuar nga një punonjës në Bashkinë e Pogradecit.
Duke pasur parasysh interesin mbi këtë çështje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë shpreh angazhimin për ndjekjen me përparësi dhe informimin e publikut mbi ecurinë e saj.



