KreuAktualitetPolitika“Nëse merr një qen nga rruga…”/ Malltezi "godet" Alibeajn pas sulmeve ndaj...

“Nëse merr një qen nga rruga…”/ Malltezi “godet” Alibeajn pas sulmeve ndaj Berishës

Përplasja mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt është rikthyer në vëmendje pas deklaratave të ish-deputetit demokrat për udhëtimin e kryedemokratit në Shtetet e Bashkuara.

Pas komenteve të njëpasnjëshme të Alibeajt në studiot televizive, ka ardhur edhe reagimi nga familja e Berishës. Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryedemokratit, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të Enkelejd Alibeajt së bashku me Taulant Ballën, duke e shoqëruar me një citim të atribuar shkrimtarit Mark Twain.

“Nëse merr një qen nga rruga, e shpëton dhe e ndihmon, ai nuk do të kafshojë. Ky është dallimi kryesor mes qenit dhe njeriut”, shkruan Malltezi.

Postimi vjen në një kohë kur Alibeaj ka kritikuar publikisht Berishën lidhur me vizitën e tij në SHBA. Në deklaratat e tij televizive, ish-deputeti demokrat ka argumentuar se udhëtimi i Berishës në Shtetet e Bashkuara nuk do të thotë se atij i është hequr statusi “non grata” nga autoritetet amerikane.

Përplasja mes dy figurave të së djathtës shqiptare daton prej vitit 2021, kur Alibeaj u rreshtua në krah të Lulzim Bashës gjatë konfliktit të brendshëm në Partinë Demokratike.

Pas rikthimit të Berishës në drejtimin e PD-së, marrëdhëniet mes tyre u përkeqësuan edhe më tej, ndërsa Alibeaj u largua nga strukturat drejtuese të partisë.

Tashmë, debati është zhvendosur edhe në deklaratat publike, me Alibeajn që vijon të kritikojë Berishën dhe me njerëzit pranë kryedemokratit që i përgjigjen publikisht.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat