Pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.
Në reagimin e saj në rrjetet sociale, Çupi e ka lidhur vendimin me nevojën, sipas saj, për më shumë mbështetje ndaj Kosovës.
“Nga mijëra udhëtime lobimi nëpër botë, vetëm një t’ia kishte kushtuar Kosovës. Momenti të bëhen bashkë shqiptarët”, shkruan Çupi.
Gjykata Speciale dënoi me 25 vite burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vite Kadri Veselin dhe me 13 vite Rexhep Selimin.



