KreuAktualitetPolitikaPagat e magjistratëve/ Begaj dekreton ligjin e miratuar në orët e para...

Pagat e magjistratëve/ Begaj dekreton ligjin e miratuar në orët e para të mëngjesit

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot ligjin e ri për pagat e magjistratëve, vetëm pak orë pasi Kuvendi e miratoi në orët e para të mëngjesit me 84 vota pro.

Ligji nr. 95/2026, që ndryshon formulën e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është futur në fuqi menjëherë, me argumentin e urgjencës për zhbllokimin e pagave të magjistratëve, të cilat nuk ishin ekzekutuar që prej 1 gushtit.

Sipas argumentimit të Presidentit, hyrja në fuqi e menjëhershme ishte e nevojshme pasi, pa ligjin e ri, Thesari i Shtetit nuk mund të vijonte pagesat për gjyqtarët dhe prokurorët.

Kuvendi kishte kërkuar që ligji të hynte menjëherë në fuqi, me qëllim që pagesat e bllokuara të mund të çliroheshin që prej 18 shtatorit.

Formula e re përcakton pagën referuese bazë në masën 0.38 të pagës së Presidentit të Republikës. Ligji parashikon gjithashtu që efektet financiare të llogariten në mënyrë prapavepruese, duke nisur nga 1 prilli 2023.

Dekretimi i ligjit nuk i ka dhënë fund debatit për nivelin e pagave. Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kundërshtuar formulën e miratuar nga Kuvendi dhe kanë paralajmëruar ndjekjen e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat