Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit i është besuar përkohësisht një emri që deri tani ka qenë pak i ekspozuar në publik.
Bëhet fjalë për Elvis Lilën, i cili mban detyrën e drejtorit të Departamentit Operativ në SHISH.
Me një urdhër të firmosur nga kryeministri Edi Rama, Lilës i janë deleguar përkohësisht kompetencat administrative të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Urdhri ka hyrë menjëherë në fuqi dhe do të jetë në fuqi deri në emërimin e drejtorit të ri të SHISH.
Kush është Elvis Lila?
Përtej detyrës që mban aktualisht në SHISH, informacioni publik për karrierën e Lilës është i kufizuar.
Emri i tij shfaqet sot për herë të parë në mënyrë të gjerë në publik për shkak të vendimit për t’i deleguar drejtimin administrativ të SHISH.
Qeveria nuk jep të dhëna të tjera për karrierën e tij. Raporthet vetëm se Elvis Lila, në cilësinë e drejtorit të Departamentit Operativ, merr përkohësisht kompetencat administrative të drejtorit të SHISH.
Kështu, ndërsa procedura për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SHISH pritet të vijojë, Elvis Lila është aktualisht personi që do të mbajë përkohësisht drejtimin administrativ të institucionit, pas largimit të Vlora Hysenit.



