KreuAktualitetPolitikaShqipëria në BE në 2029?/ Ambasadorja e unionit: E mundur, por kërkon...

Shqipëria në BE në 2029?/ Ambasadorja e unionit: E mundur, por kërkon shumë punë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2029 është një objektiv i mundshëm, por realizimi i tij kërkon përshpejtim të reformave dhe angazhim të fortë për zbatimin e tyre. Kështu u shpreh ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Duke komentuar udhërrëfyesin e marrë nga Shqipëria për procesin e anëtarësimit, diplomatja europiane theksoi se dokumenti merr parasysh objektivin dhe kalendarin që ka përcaktuar vetë vendi për t’u bërë pjesë e unionit.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se rruga drejt vitit 2029 mbetet sfiduese dhe se nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve, por duhet të garantohet edhe zbatimi konkret i reformave.

“Është e mundshme, por është punë shumë sfiduese, kërkon shumë përpjekje dhe shumë punë”, deklaroi De Sousa.

Ambasadorja nënvizoi se faza përfundimtare e procesit kërkon një ritëm më të lartë pune, ndërsa theksoi rëndësinë e diskutimeve me të gjithë shoqërinë shqiptare për të shpjeguar përmbajtjen e reformave dhe ndikimin e tyre.

Sipas saj, Shqipëria ka treguar deri më tani se është në gjendje të përballet me sfidat e procesit të integrimit dhe të përmbushë objektivat e vendosura.

“Nuk kam arsye për të dyshuar”, u shpreh ambasadorja, duke shtuar se gjithçka do të varet nga ritmi me të cilin do të miratohen reformat dhe, mbi të gjitha, nga mënyra se si do të zbatohen ato.

De Sousa theksoi se anëtarësimi në BE nuk duhet të jetë vetëm objektiv i qeverisë, por një synim i përbashkët i të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët duhet të jenë pjesë aktive e këtij procesi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat