KreuAktualitetPolitikaGati për dialog me Ramën/ "Tre grupe studentësh janë kthyer mbrapsht me...

Gati për dialog me Ramën/ “Tre grupe studentësh janë kthyer mbrapsht me dhunë”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar hapjen e një platforme të re dialogu me studentët dhe qytetarët që dëshirojnë të diskutojnë drejtpërdrejt me të dhe qeverinë për çështje me rëndësi.

Gjatë deklaratës së tij, Rama tha se platforma do të vihet në funksion që prej ditës së nesërme dhe do të shërbejë si një hapësirë komunikimi për ata që duan të shprehin shqetësimet dhe të diskutojnë me përfaqësuesit e qeverisë.

Një vëmendje të veçantë kryeministri i kushtoi studentëve që, sipas tij, janë përballur me kërcënime dhe presione nga grupe të tjera studentësh, për shkak të përpjekjeve për të zhvilluar takime me të.

Rama tha se tre grupe studentësh janë detyruar të tërhiqen nga kërkesa për t’u takuar me të, pas rasteve të bullizimit dhe presioneve, si në rrjetet sociale, ashtu edhe fizikisht.

Ai tha se takimet e kërkuara nuk do të kishin kamera, fotografi apo konferenca për shtyp, por do të zhvilloheshin thjesht për të diskutuar.

“Tre grupe studentësh janë kthyer mbrapsht me dhunë, online dhe offline, nga këta pseudo-studentë, në përpjekjen e tyre për të ardhur në një takim me mua, pa kamera, pa foto dhe pa njoftim për shtyp, thjesht për të biseduar”, deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi se studentët janë identifikuar dhe më pas janë bullizuar, ndërsa paralajmëroi se nuk do të tërhiqet përballë këtyre presioneve.

Duke iu referuar të kaluarës së tij si student dhe pedagog, Rama tha se ka qenë pjesë e përpjekjeve për liri dhe se nuk do të lejojë që frika apo dhuna të ndikojnë në qëndrimet e tij.

Në fund, ai paralajmëroi masa penale dhe administrative ndaj personave që, sipas tij, përdorin dhunën ose pengojnë aktivitetet dhe lëvizjen.

“Kush mendon se me trembje, frikë apo dhunë do të ketë impakt tek unë, i ka bërë llogaritë gabim. Dhe do ta marrë përgjigjen edhe penalisht, edhe administrativisht”, u shpreh kryeministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat