KreuAktualitetPolitika“Më kërcënuan për Marsida Xhaferllarin”/ Ilir Meta rikthen në skenë Yuri Kim

“Më kërcënuan për Marsida Xhaferllarin”/ Ilir Meta rikthen në skenë Yuri Kim

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK-ut gjatë seancës së kësaj të enjteje, duke pretenduar se hetimet dhe akuzat ndaj tij janë ndikuar nga ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, dhe ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

Meta e cilësoi ish-ambasadoren amerikane si “armike të përbetuar të Shqipërisë”, ndërsa pretendoi se Prokuroria e Posaçme ka kryer shkelje nën ndikimin e tyre.

“Prokuroria ka bërë veç shkelje e ndikuar nga Charles McGonigal dhe Yuri Kim, armike e përbetuar e Shqipërisë, në shërbim të Serbisë”, deklaroi Meta gjatë seancës.

Ish-Presidenti u ndal edhe te përplasjet që, sipas tij, kishte pasur gjatë kohës kur drejtonte Presidencën me përfaqësues të disa ambasadave të huaja. Meta pretendoi se ishte kërcënuar nga përfaqësues të pesë ambasadave, të cilët kërkonin që ai të mos dekretonte Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, por të miratonte emërimin e Arta Vorpsit.

“Jam kërcënuar si President i Republikës nga 5 fëlliqësira ambasadash, që përfaqësonin 5 ambasada të huaja, që të mos ishte Marsida Xhaferllari në Kushtetuese, por të ishte ajo e Lanës, Arta Vorpsi”, u shpreh Meta.

Një tjetër çështje ku ish-kreu i shtetit kërkoi të mbrojë pozicionin e tij ishte ajo e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Meta deklaroi se është i gatshëm të udhëtojë drejt SHBA-ve me shpenzimet e tij dhe të përballet me autoritetet amerikane, nëse ato konstatojnë qoftë edhe një shkelje të vetme nga ana e tij.

Ai këmbënguli se veprimet në lidhje me kontratën e lobimit janë kryer përmes bashkëshortes së tij dhe se dokumentacioni është i detajuar, duke pretenduar se çdo pagesë dhe veprim mund të verifikohet.

“Ajo gjykatë nuk e di që unë iki që sot me shpenzimet e mia në SHBA, nëse ata kanë gjë me mua. Në SHBA edhe Maduron e arrestuan me mandat-arresti! Ka të bëjë seriozisht me marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Çdo veprim e kam bërë përmes zonjës. Kontrata është aq e specifikuar, çdo gjë e verifikueshme”, deklaroi Meta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat