back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaHoxha ju “tërheq veshin” drejtuesve të rinj/ Porositë e Ministrit të Brendshëm

Hoxha ju “tërheq veshin” drejtuesve të rinj/ Porositë e Ministrit të Brendshëm

Pas prezantimit të krerëve të rinj të Policisë në qarqe, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ju ka tërhequr vëmendjen ende pa marrë detyrën.

Porositë e tij kanë qenë të prera dhe të qarta, duke filluar që nga heqja dorë te ndjekja e rasteve si riparime të vogla në banesat në fshat dhe deri tek masakra e Dobraçit.

Për drejtuesin e ri të Policisë Shkodër, Fatmir Lleshaj, porosia ka qenë zbardhja e masakrës me katër të vrarë.

“Shkodra duhet të zbardhet plotësisht dhe para drejtësisë duhet të dërgohen autorët.
Edhe çdo ngjarje e vogël që nuk bën lajm e bujë duhet të marrë vëmendjen e duhur nga policia.

Duhet të marrin fund praktikat e ndodhura në fshat që qytetarët ngacmohen nga punonjës të papërgjegjshëm për riparimin e një palë shkallësh apo një avllie, policia ka mision tjetër”, ka thënë Hoxha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat