back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaOST, investim në siguri dhe performancë/ Hapet tenderi 14 mln lekë për...

OST, investim në siguri dhe performancë/ Hapet tenderi 14 mln lekë për modernizimin e rrjetit të komunikimit

Operatori i Sistemit te Transmetimit ka hapur tenderin për zgjerimin e sistemit të komunikimit për rrjetin e dedikuar “Electronic Highway”.  Fondi limit i këtij projekti është 14 mln e 366 mijë lekë.

Në dokumentin e publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik thuhet se objektivi kryesor i projektit është përmirësimi i infrastrukturës dhe rritja e sigurisë në rrjetin ‘Electronic Highway’.

Ndërkohw një nga objektivat kryesore është konceptimi dhe dizajnimi i një infrastrukture moderne, por njëkohësisht efikase dhe elastike në përdorim, për të rritur performancën dhe sigurinë në përpunimin dhe transmetimin e informacioneve kritike.

Qëllimi i këtij angazhimi është të reagojë ndaj sulmeve keqdashëse, si dhe t’i paraprijë ndryshimeve teknologjike për transformimin e prioriteteve dhe aktiviteteve OST.

Sipas dokumentit të tenderit, do të rikonceptohet dhe dizajnohet rrjeti i brendshëm i domainit ‘Electronic Highway’, duke zëvendësuar pajisjet ekzistuese, të cilat nuk ofrojnë performancën dhe sigurinë e nevojshme, sipas kërkesave aktuale të nevojave të OST dhe ndryshimeve teknologjike e sulmeve kibernetike me të cilat po përballemi kohët e fundit, raporton SCAN.

Ndërkohë, arkitektura e re do të sigurojë një strukturë të aftë për të ofruar shërbimin me cilësi të lartë në një kontekst të besueshëm, ku dështimi apo mungesa e një elementi të vetëm nuk do të shkaktojë ndonjë ndërprerje të komunikimit.

Ky proces mundëson administrim dhe vizibilitet të plotë të pajisjeve të rrjetit nëpërmjet mënyrave të thjeshta, të automatizuara dhe inovative. Gjithashtu projekti do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën teknologjike, duke garantuar mbrojtje më të lartë ndaj kërcënimeve kibernitike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat