back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëChatboti Gemini tashmë ruan në kujtesë preferencat e përdoruesve

Chatboti Gemini tashmë ruan në kujtesë preferencat e përdoruesve

Google Gemini tashmë mund të ruajë në kujtesë disa gjëra lidhur me ju siç janë interesat dhe preferencat personale. Ndryshimi po vjen për abonentët e Gemini Advanced dhe chatboti AI do të mund të personalizojë përgjigjet sipas nevojave të përdoruesve.

Google tha se përdoruesit mund të ndajnë interesat e tyre si dhe detaje rreth punës, preferencave dhe aspiratave ndërsa bashkëbisedojnë me Gemini.

Në të njëjtën kohë mund vendosin informacionet personale në faqen “Saved Info” të chatbotit. Përdoruesit mund të shikojnë, editojnë apo të fshijnë të dhënat e tyre personale që Gemini ka grumbulluar gjatë komunikimit me të.

Përdoruesit mund të aksesojnë Gemini Advanced përmes një abonimi me pagesë Google One AI Premium që është i disponueshëm vetëm për gjuhën Angleze.

OpenAI ishte i pari që lançoi një funksionalitet kujtese për abonentët e ChatGPT Plus në Prill. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat