KreuAktualitetEkonomiaPacolli dhe kompania koncesionare kundër Shqipërisë?/ Aeroporti i Vlorës drejt dy arbitrazheve

Pacolli dhe kompania koncesionare kundër Shqipërisë?/ Aeroporti i Vlorës drejt dy arbitrazheve

Shqipëria mund të përballet me dy procese të veçanta arbitrazhi ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës, ndërsa konflikti për kontratën e koncesionit po merr një tjetër përmasë ligjore.

Sipas revistës Global Arbitration Review, janë në shqyrtim dy pretendime të ndara që lidhen me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Njëri prej tyre vjen nga kompania zvicerane MABCO Constructions, e lidhur me biznesmenin dhe ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli.

MABCO ka paralajmëruar nisjen e një procedure arbitrazhi investimi kundër Shqipërisë në kuadër të ICSID, mekanizmit ndërkombëtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lidhen me investimet.

Në anën tjetër është vetë kompania koncesionare e aeroportit, e cila po shqyrton mundësinë e nisjes së një procedure të veçantë në LCIA, institucionin ndërkombëtar të arbitrazhit me seli në Londër.

Nëse të dyja procedurat do të nisin, i njëjti projekt do të përballej me dy beteja të ndryshme ligjore në arbitrazhin ndërkombëtar.

Në qendër të konfliktit është vendimi i autoriteteve shqiptare për të ndjekur procedurat për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin e Vlorës.

Behgjet Pacolli ka deklaruar se MABCO ishte financiarisht e ekspozuar ndaj projektit me më shumë se 320 milionë euro. Sipas kompanisë, pengesat institucionale dhe konflikti mes ortakëve kanë bërë të pamundur përfundimin normal të projektit.

MABCO pretendon gjithashtu se është penguar të hyjë në kantier dhe të vijojë punimet.

Nëse çështjet kalojnë në arbitrazh, Shqipëria do të duhet të mbrojë pozicionin e saj përballë dy procedurave të mundshme, të nisura nga palë të ndryshme, por që lidhen me të njëjtin projekt koncesionar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat