back to top
29.6 C
Tirana
E martë, 30 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitika"Nëse nuk lirohet Dritan Goxhaj, do derdhet gjak këtu"/ Agron Shehaj u...

“Nëse nuk lirohet Dritan Goxhaj, do derdhet gjak këtu”/ Agron Shehaj u jep zemër protestuesve

Gjashtë protestues janë shoqëruar nga Policia e Shtetit pas përplasjeve të ndodhura këtë të martë pranë Kuvendit, pasi gjatë protestës ku u hodhën vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar. Mes të shoqëruarve ndodhet edhe Dritan Goxhaj.

Pas shoqërimit të protestuesve, deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, u paraqitën në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të marrë informacion mbi vendndodhjen dhe gjendjen e tyre.

Duke iu referuar të drejtës që ligji u njeh deputetëve për të hyrë në ambientet e Policisë dhe për t’u interesuar për personat e shoqëruar, Shehaj dhe Kapri kërkuan informacion zyrtar mbi komisariatet ku ishin dërguar protestuesit.

Pas daljes nga Drejtoria e Policisë, Agron Shehaj deklaroi se gjashtë protestuesit janë ndarë në tre komisariate të ndryshme në Tiranë.

“Praktikisht, protestuesit që u dhunuan ndërsa po shprehnin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë janë shoqëruar. Janë gjashtë protestues, dy ndodhen në Komisariatin nr. 1, dy në Komisariatin nr. 2 dhe dy në Komisariatin nr. 4. Tani do të shkojmë në secilin prej komisariateve, sepse kemi arsye të besojmë se, ashtu siç u dhunuan hapur para Parlamentit, kanë shumë mundësi të dhunohen edhe në komisariatet ku janë shoqëruar”, deklaroi Shehaj.

Më pas, ai dhe Erald Kapri, së bashku me një grup protestuesish, u nisën drejt komisariateve ku ndodhen të shoqëruarit.

Prania e deputetëve në ambientet e Policisë ka shkaktuar reagime të ndryshme mes protestuesve. Disa prej tyre i kanë përshëndetur dhe u kanë shtrënguar duart, ndërsa të tjerë kanë kundërshtuar praninë e tyre, duke i akuzuar se po përpiqen të përfitojnë politikisht nga protesta.

“Të zhduken ata. Kërkojnë ta përdorin këtë”, dëgjohen të thonë disa prej protestuesve.

Ndërkohë, një qytetar që foli për mediat paralajmëroi përshkallëzim të situatës nëse nuk lirohet Dritan Goxhaj.

“Nëse nuk lirohet Dritan Goxhaj, do derdhet gjak këtu. Më mirë të na arrestojë të gjithëve sesa Dritanin”, u shpreh ai.

Deri më tani, Policia e Shtetit nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me arsyet e shoqërimit të protestuesve apo statusin procedural të tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat