Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ish-kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili ishte dënuar për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështje penale, është liruar nga qelia.
Vendimi për lirimin e tij është marrë nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili pasi dëgjoi palët në proces, pranoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.
Aurel Zarka ishte më herët i dënuar me 4 vite burg, që pas gjykimit të shkurtuar ishte ulur në 2 vite e 8 muaj heqje lirie, për korrupsion aktiv e pasiv në disa raste, si dhe për ushtrim ndikimi të paligjshëm në çështje penale.
Ai ishte ndaluar në maj të vitit të kaluar me masën “arrest me burg” dhe aktualisht rezulton se është liruar rreth një vit përpara përfundimit të dënimit të caktuar.
Në vendimin e mëparshëm të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Aurel Zarka ishte shpallur fajtor edhe për përfshirje në çështjen e njohur si “Toyota Auris”, si dhe për ndërhyrje në dosje të tjera hetimore gjatë ushtrimit të detyrës.
Ndërkohë, prokuroria kishte kërkuar më herët dënim më të rëndë, deri në 4 vite e 6 muaj burgim, që në gjykim të shkurtuar do të përkthehej në 3 vite heqje lirie.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



