Donald Veshaj, i njohur për karrierën e tij në muzikë dhe humor, duket se po hyn edhe në fushën e ndërtimit dhe investimeve imobiliare.
Kompania “DGC” sh.p.k, e themeluar nga Veshaj dhe shtetasi Glenis Çobo, ka aplikuar pranë Këshilli Kombëtar i Territorit për një leje ndërtimi të një godine shumëkatëshe në Vlorë.
Sipas dokumenteve të dorëzuara, projekti parashikon ndërtimin e një objekti me funksion të përzier rezidencial dhe hotelier, me 33 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë.
Shoqëria “DGC” SHPK është themeluar më 28 shkurt 2024 dhe, sipas të dhënave të regjistrimit, ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit, investimeve, projektimit urbanistik dhe ndërtimeve civile e industriale.
Kompania rezulton me një kapital fillestar prej 10 milionë lekësh të vjetra.
Sipas raportimeve, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit është mbledhur më 29 prill dhe ka shqyrtuar mes dhjetëra projekteve edhe kërkesën për kullën 33-katëshe në Vlorë, ku zhvillues është kompania e Donald Veshajt dhe Glenis Çobos.
Tashmë pritet zbardhja e plotë e vendimit për të mësuar nëse leja është miratuar përfundimisht nga kryetari i KKT-së, Edi Rama.




