back to top
14.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetAvokati i Popullit pa standarde?/ PD propozon zyrtaren e vet, në kundërshtim...

Avokati i Popullit pa standarde?/ PD propozon zyrtaren e vet, në kundërshtim me Kushtetutën

Partia Demokratike ka vendosur të kandidojë për postin e Avokatit të Popullit zyrtaren e saj, Jola Hysa, e cila mban funksionin e Sekretares për Marrëdhënien me Publikun në selinë blu. Por, vetëm një ditë pas raportimeve se ajo nuk ka mundur të mbledhë as 28 firmat e nevojshme të deputetëve, në seancën dëgjimore të sotme në Komisionin e Ligjeve dolën në pah problematika të tjera.

Gjatë prezantimit të kandidaturës, Hysa ka pranuar vetë se nuk është dorëhequr nga postet drejtuese në PD. Ky detaj konsiderohet tejet i rëndësishëm, pasi bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kriteret e përcaktuara në nenin 61 të Kushtetutës si dhe nenin 10 të Ligjit për Avokatin e Popullit,

Kushtet dhe kriteret e vendosura nga Kuvendi për këtë pozicion.

Ligji e përcakton qartë se kandidatët për Avokat të Popullit nuk duhet të jenë pjesë e partive politike, të mos kryejnë funksione politike apo shtetërore dhe të garantojnë pavarësi të plotë.

Ky kriter u respektua nga kandidatë të tjerë, si Adriana Kalaja, e cila u dorëhoq publikisht nga të gjitha funksionet në PD për të marrë pjesë në garë. Mirëpo, për Jola Hysën duket se ky proces është anashkaluar, ndërsa Partia Demokratike – nën drejtimin e Sali Berishës – ka zgjedhur ta çojë përpara kandidaturën, pavarësisht papajtueshmërisë me ligjin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat