back to top
23.4 C
Tirana
E hënë, 13 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaKush ishte përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në Aruba?/ Pista e kullës që...

Kush ishte përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në Aruba?/ Pista e kullës që çon te zyrtarë të lartë të shtetit

Për herë të parë, SPAK ka konfirmuar ekzistencën e takimit të zhvilluar në ishullin Aruba në janar të vitit 2019, një episod që prej vitesh është përmendur në hetime ndërkombëtare mbi trafikimin e drogës dhe investimet në pasuri të paluajtshme.

Në vendimin e Gjykatës së Posaçme, i bazuar edhe në informacionet e ardhura nga autoritetet belge dhe spanjolle, thuhet se personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama dhe bashkëpunëtorë të tyre kanë zhvilluar takime në Spanjë dhe Aruba, si dhe kanë komunikuar për takime me “funksionarë të lartë shtetërorë”.

Sipas SPAK, këto kontakte lidhen me dyshimet për një skemë të pastrimit të parave, ku fondet e dyshuara me origjinë nga trafiku i drogës synonin të investoheshin në prona dhe projekte ndërtimi në Shqipëri.

Dosja përmend përpjekjet e personave nën hetim për të zhvilluar prona, për të siguruar leje ndërtimi dhe për të realizuar veprime juridike të dyshuara si të maskuara. Sipas hetuesve, këto procese u penguan nga sekuestrimet dhe procedurat e konfiskimit të nisura nga autoritetet.

Ndërkohë, gazetari investigativ italian Nello Trocchia, duke iu referuar dokumenteve hetimore italiane, belge dhe gjermane, shkruan se nga 24 deri më 31 janar 2019 në Aruba u mblodhën figura të rëndësishme të një rrjeti që po hetohej për trafik ndërkombëtar droge dhe investime në pasuri të paluajtshme.

Sipas tij, në dokumente përmendet se në takim nuk kanë qenë vetëm biznesmenë dhe persona të lidhur me grupet kriminale, por edhe “përfaqësues të papërcaktuar të qeverisë aktuale shqiptare”. Megjithatë, identiteti i këtyre zyrtarëve nuk bëhet publik në asnjë nga materialet e deritanishme hetimore.

Trocchia shkruan se hetuesit dyshojnë se objektivi i takimit ishte sigurimi i një lejeje ndërtimi për një kullë në Tiranë mbi një truall që konsiderohej i lidhur me interesa kriminale. Sipas dokumenteve të cituara prej tij, Aruba ishte zgjedhur si vendtakim për shkak të privatësisë dhe mundësive për të shmangur vëmendjen publike.

Deri më tani, SPAK nuk ka bërë publik asnjë emër zyrtari shqiptar që mund të ketë marrë pjesë në takimin e Arubës, duke lënë të hapur një nga misteret më të mëdha të kësaj dosjeje hetimore.

SPAK konfirmon misterin e Arubës/ Në dosje përmenden takime me zyrtarë të lartë

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat