KreuAktualitetSocialeTelat me gjemba rrethojnë trojet në Baks-Rrjoll/ Banorët vijojnë betejën për pronat...

Telat me gjemba rrethojnë trojet në Baks-Rrjoll/ Banorët vijojnë betejën për pronat e tyre

Pasi u hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba kanë rrethuar tashmë trojet në Baks-Rrjoll të Velipojës, duke rikthyer në qendër të vëmendjes konfliktin e gjatë për pronësinë e tokave bregdetare. Banorët që pretendojnë se janë pronarët e ligjshëm të këtyre sipërfaqeve vijojnë prej muajsh protestat kundër asaj që e cilësojnë si zaptim të pronave të tyre.

Sipas banorëve, një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka tjetërsuar dokumentacionin e pronësisë, duke përvetësuar sipërfaqe të konsiderueshme toke, të cilat më pas janë shitur te një investitor privat. Në zonë parashikohet ndërtimi i një resorti turistik në bregdetin e Velipojës.

Edhe pse çështja është nën hetim nga Prokuroria e Shkodrës, investitori nuk është tërhequr nga projekti. Kjo ka sjellë përshkallëzim të tensioneve mes banorëve, përfaqësuesve të kompanisë ndërtuese dhe punonjësve të sigurisë private që ruajnë territorin. Në disa raste janë shënuar edhe përplasje fizike mes palëve.

Ndërkohë, banorët thonë se janë përballur me procedime të shumta, ndërsa leja e zhvillimit për projektin është firmosur nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, banorët deklarojnë se gardhi me tela me gjemba nuk po rrethon vetëm një sipërfaqe toke të kontestuar, por simbolizon edhe nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre dhe të drejtës së pronës.

Së fundmi, protestuesit e Baks-Rrjollit kanë vendosur ta zhvendosin kauzën e tyre nga Velipoja drejt Tiranës, duke iu bashkuar tubimit masiv që po zhvillohet prej 10 ditësh në kryeqytet. Banorët kërkojnë zbardhjen e plotë të çështjes dhe njohjen e të drejtave të tyre mbi tokat që pretendojnë se u përkasin prej brezash.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat