KreuAktualitetPolitikaVideo-Përplasje në protestë?/ Desada Xhetani tregon si u provokuan nga aktivistët e...

Video-Përplasje në protestë?/ Desada Xhetani tregon si u provokuan nga aktivistët e Qorrit

Nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Desada Xhetani, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me debatet dhe incidentet verbale të raportuara gjatë protestës së fundit qytetare në Tiranë.

Përmes një reagimi publik, Xhetani akuzon aktivistë të lidhur me lëvizjen e Arlind Qorrit se kanë provokuar pjesëmarrës të FRPD-së gjatë protestës, ndërsa u bën thirrje mediave që, sipas saj, të mos deformojnë ngjarjen.

“Për Shqipërinë! Thirrja që i shqetësoi aktivistët e Arlind Qorrit ishte ‘Poshtë komunizmi’. Ju bëj thirrje mediave të kapura nga qeveria MOS tjetërsoni të vërtetën”, shkruan ajo.

Sipas Xhetanit, përfaqësues dhe mbështetës të FRPD-së janë përballur me thirrje që të largohen nga protesta, gjë që ajo e konsideron të papranueshme.

“E vërteta është se ne u provokuam nga aktivistët e Qorrit duke na etiketuar që të largoheshim nga protesta, po kush jeni ju që na kërkoni diçka të tillë? Çdo qytetar na mirëpriti, sepse kjo protestë është për Shqipërinë”, shprehet nënkryetarja e FRPD-së.

Ajo thekson se pjesëmarrja në protestë do të vijojë dhe e konsideron atë një kauzë qytetare që i përket të gjithë shqiptarëve.

“Ne jemi bij shqiptarë dhe do të jemi aty deri në fund, me ngjyrat e flamurit kuq e zi”, deklaron Xhetani.

Në fund të reagimit të saj, ajo përdor edhe slogane politike dhe ideologjike, duke shkruar: “Rroftë Shqipëria! Poshtë komunizmi”.

Reagimi i saj vjen në një moment kur protestat kundër projektit në Zvërnec dhe kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e tyre të nënte, ndërsa në disa raste janë shoqëruar edhe me debate mes grupimeve të ndryshme pjesëmarrëse.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat