Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar me tone ironike ndaj intervistës së dhënë nga kryeministri Edi Rama për gazetën estoneze “Postimees”, ku kreu i qeverisë shqiptare kritikoi Europën për qasjen ndaj Rusisë.
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u ndal fillimisht te përgjigjet e Ramës lidhur me akuzat për korrupsion, për të cilat tha se kryeministri reagoi duke i cilësuar si “budallallëqe”.
Sipas Berishës, Rama “ka humbur mendjen” dhe po sillet si një “influencues rus”, ndërsa ironizoi edhe mënyrën se si kryeministri shqiptar iu referua presidentit rus Vladimir Putin.
“Ka filluar t’i japë këshilla Europës për Rusinë. U thotë që Vladimir Vladimiroviç, i drejtohet Putinit sikur të ishte nëpunës në administratën ruse”, deklaroi Berisha.
Ai shtoi se përdorimi i këtij emërtimi për Putinin është tipik për administratën ruse dhe ironizoi duke thënë: “Se ia tha Vuçiç, se kush ia tha, këtë thoshte atje”.
Deklaratat e Berishës vijnë pas intervistës së Ramës në Estoni, ku kryeministri shqiptar u shpreh se Bashkimi Europian gaboi duke ia deleguar SHBA-së komunikimin dhe negociatat me Rusinë, ndërsa kërkoi që Europa të luajë një rol më aktiv diplomatik në raport me Moskën.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



