back to top
19.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha justifikon garën pa rivalë/ "Nuk pranojmë kandidatë që kanë tradhtuar"

Berisha justifikon garën pa rivalë/ “Nuk pranojmë kandidatë që kanë tradhtuar”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi si çdo të shtunë një komunikim online me qytetarët, ku u ndal edhe te gara për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

I pyetur për mungesën e konkurrencës në këtë proces, ku ai rezulton kandidati i vetëm i regjistruar, Berisha theksoi se Partia Demokratike është e hapur, por nuk mund të lejojë kandidimin e personave që, sipas tij, kanë tradhtuar këtë forcë politike.

“PD është parti e hapur, nuk mund ta marrë kush. U përpoqën për ta marrë. Këtë parti, Edi Rama nuk mund ta marrë kush me kandidatura të shtira,” u shpreh ai.

Berisha u ndal edhe te rasti i Ervin Salianji, për të cilin tha se, ndonëse është shpallur i burgosur politik për periudhën e qëndrimit në burg, “në burg e shiti veten”.

Ai u bëri thirrje demokratëve të mos bien pre e propagandës, duke theksuar se PD është një nga partitë e pakta ku kryetari zgjidhet me votën e anëtarësisë.

Sipas tij, në garë do të pranohen vetëm ata që përmbushin kriteret statutore dhe që i qëndrojnë besnikë partisë. “Nuk mund të imagjinohet që të marrin pjesë kandidatë që i shërbejnë Ramës apo që kanë punuar kundër PD-së,” tha Berisha.

Në përfundim, ai nënvizoi se përjashtimi i personave që kanë tradhtuar partinë është një praktikë normale në çdo forcë politike, sidomos në momente vendimtare për të ardhmen e saj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat