back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 4 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitet“390 euro m² në zonën më të shtrenjtë?”/ Berisha për Dumanin: Gënjeshtra...

“390 euro m² në zonën më të shtrenjtë?”/ Berisha për Dumanin: Gënjeshtra në vetting për apartamentin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj ish-kreut të Prokurorise sw Posaçme (SPAK), Altin Dumani, lidhur me deklarimet e pasurisë së tij në procesin e vettingut.

Në një deklaratë për mediat, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ku zbatoi masën “detyrim paraqitje”, Berisha ngriti pretendime se Dumani ka blerë një apartament në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës me një çmim që sipas tij është dukshëm më i ulët se vlera reale e tregut në atë periudhë.

Sipas Berishës, apartamenti është blerë në vitin 2006 me rreth 390 euro për metër katror, ndërkohë që çmimet në zonën e pretenduar, sipas tij, kanë qenë dyfish më të larta, duke arritur deri në 750–800 euro për metër katror.

Ai ngriti gjithashtu dyshime mbi deklarimet e bëra në vetting, duke pretenduar se ka mospërputhje në lidhje me vitin e banimit në apartament dhe kontratën e porosisë. Sipas tij, në dokumente thuhet se kontrata është lidhur në vitin 2006, ndërsa banimi në të njëjtin apartament rezulton të ketë filluar më herët.

“Kam filluar të banoj në vitin 2004. Si mund të jetë e mundur kur kontrata është e vitit 2006?”, u shpreh Berisha, duke e cilësuar këtë si një mospërputhje serioze në deklarime.

Ai gjithashtu iu referua vlerës së apartamentit dhe mënyrës së pagesës, duke pretenduar se çmimi i deklaruar nuk përputhet me realitetin e tregut në zonën ku ndodhet prona, e cila sipas tij është ndër më elitaret në Tiranë.

Berisha u ndal edhe te vlerësimet e Komisionit të Vettingut, duke theksuar se sipas tij, institucioni ka pranuar se çmimi i blerjes është rreth 390 euro për metër katror dhe se kjo vlerë nuk rezulton më e ulët se kostoja e ndërtimit në atë periudhë.

Ai i cilësoi këto rrethana si të paqarta dhe ngriti akuza për deklarime të pasakta, duke e lidhur rastin me integritetin e figurës së prokurorit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat