back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 4 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetIntegrimi në BE/ Ferit Hoxha: Gjithçka varet nga reformat tona

Integrimi në BE/ Ferit Hoxha: Gjithçka varet nga reformat tona

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, raportoi këtë të hënë në Komisionin e Jashtëm në Kuvend, ku u ndal veçanërisht te ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian.

Gjatë fjalës së tij, Hoxha hodhi poshtë zërat për një bllokim të procesit, duke theksuar se negociatat dhe rruga drejt BE-së po vijojnë normalisht. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë veto apo pengesë zyrtare që të ndalë avancimin e vendit në këtë proces.

“Nuk ka pasur e nuk ka bllokim. Nuk ka pasur dhe nuk ka veto. Procesi i integrimit vazhdon normalisht. Komisionerja Kos disa herë ka theksuar se integrimi i vendit vijon”, deklaroi ai para deputetëve.

Ministri theksoi se çelësi i progresit mbetet puna dhe përmbushja e reformave nga ana e Shqipërisë. Ai nënvizoi se përgjegjësia kryesore qëndron te institucionet shqiptare për të çuar përpara standardet e kërkuara nga BE.

“Ajo që është thelbësore është puna dhe rezultatet tona. Ne duhet të përmbushim reformat dhe të bëjmë pjesën tonë me seriozitet”, u shpreh Hoxha.

Në vijim, ai ritheksoi objektivin strategjik të qeverisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, duke e cilësuar këtë si një synim të arritshëm nëse vijon ritmi aktual i reformave.

Hoxha vuri në dukje gjithashtu mbështetjen ndërkombëtare që Shqipëria ka marrë në këtë rrugë, duke përmendur vizitat e shumta të zyrtarëve të lartë europianë në Tiranë. Sipas tij, një sërë ministrash të vendeve anëtare të BE-së kanë shprehur publikisht mbështetjen për integrimin e Shqipërisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat