back to top
23.4 C
Tirana
E hënë, 13 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaKreu i PD reagon ndaj thirrjeve “Berisha në burg”

Kreu i PD reagon ndaj thirrjeve “Berisha në burg”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar protestat e përditshme të qytetarëve dhe aktivistëve që kërkojnë largimin e qeverisë, duke theksuar se ato përfaqësojnë një lëvizje të gjerë qytetare ku marrin pjesë individë me bindje të ndryshme politike.

Në një deklaratë të bërë këtë të shtunë, Berisha tha se në protesta marrin pjesë qytetarë që nuk kanë qenë asnjëherë të angazhuar në parti politike, të rinj jashtë forumeve partiake, por edhe anëtarë të forcave politike të djathta dhe të majta.

Sipas tij, prania e grupeve të ndryshme sjell edhe qëndrime apo slogane që mund të pëlqehen nga një pjesë e protestuesve dhe të mos pëlqehen nga të tjerët.

“Në atë protestë ka qytetarë që nuk kanë qenë kurrë në parti politike, ka të rinj që nuk kanë qenë ndonjëherë në forumet e partive politike, por ka edhe dhjetëra, qindra, mijëra anëtarë të forcave politike të qendrës së djathtë dhe të majta dhe natyrshëm aty do ketë slogane që një palë do i pëlqejë, kurse një palë tjetër mund të mos i pëlqejë”, u shpreh Berisha.

Kreu i demokratëve theksoi se sloganet nuk duhet të errësojnë, sipas tij, rëndësinë dhe qëllimin e protestës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë për suksesin e saj.

“Por nuk duhet të jetë kurrë ato që të errësojnë pamjen madhështore, misionin e madh të kësaj proteste. Ndaj dhe ai që i thotë vetes shqiptar dhe e do këtë vend, duhet të mendojë se si ta ndihmojë suksesin e kësaj proteste”, deklaroi Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat