KreuDrejtësia"Nuk duhet të ketë imunitet fare!"/ Braho: Mosarrestimi i Ballukut mund të...

“Nuk duhet të ketë imunitet fare!”/ Braho: Mosarrestimi i Ballukut mund të ketë dëmtuar hetimin

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë raportimit të punës së institucionit për vitin 2025 në Komisionin e Ligjeve, u pyet nga deputetët edhe për çështjen e ministres Belinda Balluku, konkretisht për mosmiratimin nga mazhoranca të kërkesës për arrestimin e saj.

Braho shmangu komentet mbi thelbin e dosjes, duke theksuar se nuk mund të japë detaje për një hetim në zhvillim, por pranoi se mungesa e ekzekutimit të një mase sigurie mund të ndikojë negativisht në ecurinë e hetimeve.

“Qëndrimi i prokurorisë është publik. Imuniteti nuk ndalon prokurorinë të zhvillojë hetim të plotë e të pavarur. Mungesa e një mase mund ta vështirësojë apo dëmtojë hetimin, por ne jemi të detyruar të respektojmë ligjet. Personalisht jam i mendimit që nuk duhet të ketë imunitet fare, por prokuroria do të punojë me ato mjete ligjore që ka në dispozicion”, deklaroi kreu i SPAK.

Gjatë raportimit, Braho u ndal edhe te hetimet për projektin Eco Park në Durrës, duke bërë të ditur se Struktura e Posaçme po zhvillon një hetim të thelluar për këtë çështje.

Ai e cilësoi dosjen si komplekse, ndërsa theksoi se hetimet janë ende në zhvillim.

“Po zhvillojmë një hetim dinamik për Eco Park në Durrës. Është një çështje komplekse dhe puna hetimore vijon”, u shpreh Braho.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat