back to top
6.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Buxheti 2025″/ Malaj: Mbështetja për bujqësinë rritje me 180%

“Buxheti 2025″/ Malaj: Mbështetja për bujqësinë rritje me 180%

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se qeveria ka rritur me 180 % mbështetjen buxhetore për sektorin e bujqësisë, krahasuar me 2013-ën.

Në diskutimin për pr/buxhetin 2025, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Malaj iu përgjigj deputetit opozitar, Arbi Agalliu, i cili foli për mungesë vëmendjeje të qeverisë për sektorin e bujqësisë.

Sipas kreut të financave publike, bujqësia ka marrë mbështetjen më të lartë, krahasuar edhe me infrastrukturën, shëndetësinë, arsimin apo mbrojtjen sociale.

“Në 2023 mbështetja për bujqësinë ishte 47 milionë euro, aktualisht është 150 milionë euro, çka tregon rritje me 180 %”, tha ai.

Ministri vuri në dukje se në krahasim me 2024-ën, bujqësia ka përfituar 673 milionë lekë më shumë vitin që vjen, ndërkohë që foli dhe për përfitime të tjera indirekte.

“Po të marrim dhe shikojmë përfitimet indirekte nga reduktimi i normave tatimore për inputet bujqësore, apo përjashtimet nga TVSH, mbështetja për këtë sektor shtohet edhe me 5 miliardë lekë“, deklaroi Malaj.

Duke analizuar kahun e shpenzimeve të buxhetit, Malaj tha se 2 % e shpenzimeve buxhetore shkon për sektorin bujqësor.

Shqipëria, tha ai, renditet në krye të listës së vendeve të rajonit sa i takon shpenzimeve buxhetore për bujqësinë.

“Mali i Zi shpenzon 1.7 % të totalit të shpenzimeve buxhetore për bujqësinë, Bosnjë Hercegovina çon 1.8 % të shpenzimeve buxhetore drejt bujqësisë. Edhe në raport me vendet e rajonit me ekonomi të ngjashme, Shqipëria prezantohet më mirë“, tha ai./BW

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat