back to top
19.5 C
Tirana
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaVideo-Deklaratë shokuese e Trump: Po testojmë medikament që ndalon vdekjen

Video-Deklaratë shokuese e Trump: Po testojmë medikament që ndalon vdekjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të pazakontë gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se SHBA është “shumë pranë” zbulimit të një medikamenti që, sipas tij, mund të ndalojë vdekjen te njerëzit.

Trump u shpreh se ilaçi ndodhet në fazë testimi dhe se ka dhënë “rezultate të para konkrete”, duke pretenduar se në disa raste pacientë në gjendje kritike janë përmirësuar pas administrimit të tij.

“E dimë se ky ilaç funksionon… kemi marrë njerëz që kishin vdekur… dhe personi u përmirësua. Funksionon. Tek disa të tjerë nuk do të funksionojë, por mësojmë shpejt,” tha Trump.

Deklarata e tij nuk është shoqëruar ende me të dhëna shkencore të verifikueshme apo publikime mjekësore që të mbështesin këto pretendime. Në raste të tilla, zhvillimet në fushën e mjekësisë zakonisht kërkojnë testime të gjera klinike dhe verifikim nga institucione të pavarura shëndetësore përpara se të konsiderohen të sigurta dhe efektive.

Deri tani, nuk ka një konfirmim zyrtar nga agjencitë kryesore shëndetësore në SHBA mbi ekzistencën apo efektivitetin e një trajtimi të tillë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat