KreuAktualitetPolitikaDorëhiqet Evis Sala?/ Çfarë dihet deri tani

Dorëhiqet Evis Sala?/ Çfarë dihet deri tani

Raportimet për një dorëheqje të mundshme të ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, kanë qarkulluar gjerësisht gjatë kësaj të enjteje, duke nxitur reagime dhe diskutime në media e rrjetet sociale. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ministrja apo institucionet përkatëse lidhur me këto pretendime.

Sipas raportimeve që kanë qarkulluar, ministrja, e cila mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë në shtator të vitit të kaluar, dyshohet se ka paraqitur dorëheqjen. Megjithatë, nuk janë bërë publike arsyet që mund të kenë çuar në një vendim të tillë.

Nga ana tjetër, burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije se Evis Sala vijon ushtrimin e detyrës, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar që të sqarojë situatën.

Pritet që në orët në vijim të ketë një deklaratë nga institucionet përgjegjëse ose nga vetë ministrja, e cila do të konfirmojë ose rrëzojë zërat që po qarkullojnë gjatë ditës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat