Ministri i Mbrojtjes i Maqedonise se Veriut, Vlado Misajlovski, ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore përpara memorialit të Batalionit të Forcave Speciale, në nderim të katër ushtarakëve të vrarë në zonën e Vejcë gjatë konfliktit të vitit 2001.
Ceremonia u mbajt në kazermat e Ilindenit, ku ministri vendosi kurorë me lule dhe nderoi ushtarakët e rënë, duke i cilësuar ata si heronj që sakrifikuan për vendin.
Megjithatë, aktiviteti ka nxitur reagime për shkak të gjuhës së përdorur në memorial, ku shqiptarët e përfshirë në konflikt etiketohen si “terroristë”. Kjo formulim është konsideruar shqetësues nga zëra të ndryshëm, duke qenë se konflikti i vitit 2001 pati viktima nga të dyja palët.
Debati lidhet edhe me frymën e Marrëveshja e Ohrit, e cila synonte ndërtimin e një të ardhmeje mbi paqen dhe bashkëjetesën, dhe jo mbi gjuhë përçarëse.
Në reagimin e tij, Misajlovski theksoi se sakrifica e ushtarakëve mbetet pjesë e kujtesës kombëtare dhe se guximi i tyre duhet të nderohet dhe të shërbejë si motiv për ruajtjen e vendit.



