back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 9 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaErion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë/ Cila është gjyqtarja që do...

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë/ Cila është gjyqtarja që do ta ketë në dorë?

Erion Veliaj ka depozituar rekurs në Gjykata e Lartë duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Sipas burimeve, kërkesa është dorëzuar më 6 maj dhe në të kërkohet zëvendësimi i masës aktuale me një masë më të lehtë sigurie, si garancia pasurore ose detyrimi për paraqitje.

Për shqyrtimin e çështjes është caktuar relatore gjyqtarja Albana Boksi.

Erion Veliaj po gjykohet nga GJKKO për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërsa ndodhet në burg prej shkurtit të vitit të kaluar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat