back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 9 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëMolotovë ndaj policisë në protestën e PD/ Procedohen 6 militantë dhe një...

Molotovë ndaj policisë në protestën e PD/ Procedohen 6 militantë dhe një deputet

Policia e Shtetit ka vënë nën hetim 7 persona pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së organizuar nga Partia Demokratike mbrëmjen e 8 majit 2026 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë tubimit disa persona kanë hedhur molotovë dhe lëndë piroteknike në drejtim të efektivëve, si edhe kanë kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë me sende të forta. Si pasojë e përplasjes, mbetën të lënduar 3 efektivë policie.

Policia bëri me dije se 6 persona po hetohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ndërkohë, deputeti Klevis Balliu është proceduar penalisht për veprën “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar një molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta që dyshohet se janë përdorur gjatë protestës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat