back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetFatos Lubonja: Pse u prisha me mikun tim Edi Rama

Fatos Lubonja: Pse u prisha me mikun tim Edi Rama

E përjavshmja më e madhe franceze, me prirje të qendrës së majtë, Le Nouvel Obs publikoi një artikull shumë të gjatë për atë që e quan si mafiokracia shqiptare.

E dërguara speciale Marie Vaton ka pasur si synim të përshkruajë krijimin e një kampi të ri për mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri, si pjesë e një marrëveshjeje midis Italisë dhe Shqipërisë.

Në këtë artikull, ajo ka cituar edhe Fatos Lubonjë, intervistën e gjatë të të cilit e ka botuar më pas në faqen on line të Le Nouvel Obs.

Ai pyetet në intervistë mes të tjerave, dhe për miqësinë e prishur me Edi Ramën.

Sipas tij, ai u prish me Ramën pasi ky i fundit iu fut politikës.

Ju vetë e njihni mirë kryeministrin Edi Rama, i cili ishte një nga miqtë tuaj të ngushtë dhe anëtar i revistës suaj letrare «Përpjekja», e themeluar në Tiranë në vitin 1994, tri vjet pasi ju dolët nga nga burgu.

Është e vërtetë. Në atë kohë, ai ishte kthyer nga Parisi, ku kishte studiuar artet plastike. Ai kishte një thënie: «Inteligjenti kërkon të vërtetën, ndërsa politikanët kërkojnë votat.» Unë isha mik me të kur ai kërkonte të vërtetën.

Por kur u bë politikan, ai tradhtoi të gjitha idetë e tij. Ai, që u bë i njohur në vitin 2003 me një projekt artistik të gjerë që përfshinte rilyerjen me ngjyra të ndezura të të gjitha fasadave të qendrës së Tiranës kur ishte kryetar i bashkisë, tani është themelues i shkatërrimit të të gjithë monumenteve tona historike, të cilat i zëvendëson me godina të shëmtuara dhe kulla fallike, ndërtimi i të cilave shërben për të pastruar paratë e drogës.

Por të gjitha këto, Giorgia Meloni, dhe para saj Matteo Renzi [kryeministër italian nga 2014 deri në 2016], apo Donald Trump [president i Shteteve të Bashkuara nga 2017 deri në 2021, që po kërkon një mandat të ri në Shtëpinë e Bardhë], miqtë e tij të rinj, nuk i shohin.

Ai ka fabrikuar një personazh ikonik, pak artist, pak nga të gjitha, që pretendon të jetë progresist, gati “woke” ndonjëherë, në mënyrë që ti pëlqejë dhe pse jo, ti argëtojë perëndimorët.

Kjo është ironike, sepse në të njëjtën kohë krimi i organizuar po përparon dhe më shumë se 700,000 nga 2.8 milion shqiptarë kanë ikur nga vendi për të emigruar masivisht në Evropën Perëndimore dhe Veriore. Më kujton profecinë e Guy Debord: «Nëse në një sistem, iluzioni me format e tij spektakolare arrin në pikën që mbizotëron mbi realitetin, kjo tregon se rendi social është në krizë legjitimiteti.»

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat