Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Rreth 8 mije efektivë policie të rolit bazë pritet të marrin shpërblim për festat e fundvitit.
Brenda javës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pritet të miratohet vlera që policët do të marrin.
Sipas Report Tv,po diskutohet që policët të shpërblehen me vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.
Në këtë shpërblim nuk përfshihen postet drejtuese të policisë. Efektivët blu janë një prej strukturave më të ngarkuara në shërbim të qytetarëve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.



