back to top
5.5 C
Tirana
E premte, 17 Janar, 2025
spot_img
KreuAktualitetReshje të dendura bore në Kukës/ Situata në akset rrugore

Reshje të dendura bore në Kukës/ Situata në akset rrugore

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta të shoqëruara edhe me erë përfshinë pjesën më të madhe të qarkut Kukësit. 

Të gjitha akset rrugorë që lidhin tre bashkitë e qarkut me njësitë administrative janë të hapura.

Subjektet kontraktore vazhdojnë punën me të gjitha kapacitetet për pastrimin nga bora, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të këtyre akseve. Gjithashtu, rrugët drejt pikave doganore janë lehtësisht të kalueshme.

Në rrugën e Kombit, nga Tuneli i Kalimashit e deri në Morinë  nuk paraqiten probleme në qarkullim. Borëpastrueset kanë bërë të mundur në orët e para të mëngjesit për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve. Nga bashkia Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente, shkruan A2.

Nga strukturat e EC-së së bashkive po monitorohet situata. I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet normalisht me energji elektrike, përveç  fshatrave Vranë, Curraj i Epërm, Tetaj, Nj Adm Lekbibaj, fshati Degë, Nj Adm  Fierzë, fshatrat Berishë, Pac, Vlad dhe Zherkë, Nj Adm Bytyç, fshati Padesh, Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë.

Fshati Tërshenë, Nj Adm Bicaj, Bashkia Kukës. Fshati Vlahen Nj Adm Golaj, fshatrat Kishaj Pogaj Nj Adm Gjinaj, fshati Cahan Nj Adm Qënder Krumë Bashkia Has.Nga strukturat e OSHEE  po punohet për eleminimin e këtyre difekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike të këtyre zonave.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat