KreuAktualitetEkonomiaFund resorteve që maskojnë pallatet si investime turistike?/ Qeveria vendos rregulla të...

Fund resorteve që maskojnë pallatet si investime turistike?/ Qeveria vendos rregulla të reja

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Qeveria ka miratuar rregulla të reja për ndërtimin dhe funksionimin e resorteve turistike, duke vendosur kufizime për sipërfaqet që mund të përdoren për turizëm dhe ato që mund të shfrytëzohen për banim. Sipas vendimit të ri, të paktën 60% e sipërfaqes totale të ndërtimit në një resort miks duhet t’i dedikohet funksioneve turistike, ndërsa pjesa rezidenciale nuk mund të kalojë 40%.

Ndryshimet synojnë të kufizojnë rastet kur projektet prezantohen si investime turistike, por në praktikë funksionojnë kryesisht si komplekse apartamentesh dhe vilash për banim.

Një nga risitë kryesore është krijimi i kategorisë së re të “resortit miks”, e cila lejon ndërthurjen e strukturave hoteliere dhe shërbimeve turistike me apartamente e vila rezidenciale. Megjithatë, këto dy funksione duhet të jenë të ndara dhe të identifikohen qartë që në dokumentacionin e projektit, duke respektuar raportin 60 me 40.

Vendimi parashikon gjithashtu një ndryshim në procedurën e miratimit të projekteve. Zhvilluesit do të duhet të pajisen me një certifikatë paraprake kategorizimi nga ministria përgjegjëse për turizmin, përpara se të marrin lejen e ndërtimit. Ky dokument do të vërtetojë nëse projekti përmbush kriteret e kategorisë turistike të propozuar, por nuk zëvendëson lejen e ndërtimit dhe as aktet e tjera të nevojshme.

Rregullat e reja përcaktojnë edhe mënyrën e administrimit të njësive brenda këtyre komplekseve. Apartamentet dhe vilat që projektohen për akomodim turistik do të jenë pjesë e strukturës së resortit dhe do të administrohen së bashku me të. Ndërsa njësitë e projektuara për banim nuk mund të përdoren automatikisht si struktura akomoduese turistike.

Për ndryshimin e destinacionit të apartamenteve dhe vilave rezidenciale në njësi akomodimi turistik, do të duhet të përmbushen kërkesat e legjislacionit për turizmin dhe planifikimin e territorit. Pas miratimit të ndryshimit, këto njësi duhet të përfshihen në komponentin turistik dhe në administrimin e përbashkët të resortit.

Një tjetër përcaktim i rëndësishëm lidhet me mënyrën e llogaritjes së raportit 60% me 40%. Në këtë përllogaritje përfshihen jo vetëm sipërfaqet e hoteleve dhe apartamenteve, por edhe ambientet dhe infrastruktura e përbashkët. Këto të fundit do të ndahen mes komponentit turistik dhe atij rezidencial në përpjesëtim me sipërfaqet përkatëse.

Megjithatë, vendimi nuk prek certifikatat e kategorizimit të lëshuara më parë, të cilat do të vijojnë të jenë të vlefshme sipas legjislacionit përkatës. Po ashtu, për strukturat që kanë marrë lejen e ndërtimit përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 83/2026, nuk do të kërkohet certifikatë paraprake kategorizimi.

Ndërsa projektet që nuk kanë marrë ende lejen e ndërtimit përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji do t’i nënshtrohen procedurës së re të certifikimit paraprak.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat