back to top
19.5 C
Tirana
E hënë, 20 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGjykata lë në burg 5 protestues të PD/ 6 të tjerë në...

Gjykata lë në burg 5 protestues të PD/ 6 të tjerë në detyrim paraqitjeje

Gjykata e Tiranës zhvilloi sot seancën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 11 protestuesve të arrestuar gjatë protestës së organizuar nga Partia Demokratike të premten. Në përfundim të shqyrtimit, gjykata vendosi masa të ndryshme sigurie, duke lënë pesë prej tyre në “arrest me burg” dhe gjashtë të tjerët në “detyrim paraqitjeje”.

Konkretisht, masa “arrest me burg” u caktua për Klement Çuçkën, Bujar Tushën, Henri Shapllon, Mirvet Toçillën dhe Sem Bicin. Ndërsa për Igball Domin, Gentian Tugën, Ernest Kapon, Edison Shytin, Bardhyl Ndoun dhe Sokol Bajraktarin, gjykata vendosi masën më të lehtë të “detyrimit për paraqitje”.

Ky vendim shënon një precedent, pasi sipas burimeve, është hera e parë që protestues të arrestuar në tubime të tilla përballen me masën më të ashpër të sigurisë, atë të burgimit.

Gjatë seancës, avokatët mbrojtës kundërshtuan trupën gjykuese, duke kërkuar që çështja të mos shqyrtohej nga gjyqtari Enkel Peza. Ata argumentuan se ekziston një konflikt i mundshëm interesi, pasi pretendohet se ai dhe familjarë të tij kanë mbajtur funksione në strukturat lokale të Partisë Socialiste në Kavajë. Megjithatë, kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata, e cila vijoi me shqyrtimin e çështjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat