back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetGripi i shpendëve në pularinë “AIBA”/ 65 mijë pulat e ngordhura, s'dihet...

Gripi i shpendëve në pularinë “AIBA”/ 65 mijë pulat e ngordhura, s’dihet nëse janë asgjësuar

Ministria e Bujqësisë informoi se pas vatrës së gripit të shpendëve në fermën e kompanisë Rea’s më 3 mars, një tjetër rast është konfirmuar me sëmundjen H5N1 në pularinë “AIBA”, në pronësi të kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Njoftimi është bërë vetëm përmes një deklarate online të postuar më 13 mars në faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa mësohet vetëm pas interesimit të mediave, 4 ditë më pas, më 17 mars.

Nga Ministria nuk është bërë deri më tani asnjë dalje publike.

Në ditën e parë, shërbimi veterinar ka konstatuar te “AIBA ”1848 shpendë të ngordhur në fermën që ndodhet në fshatin Maliq Muço në Rrashbull të Durrësit dhe zona është karantinuar.

Mediat raportojnë se kanë ngordhur rreth 65 mijë shpendë, të një kapanoni, e siç burime thonë, gati 40 mijë prej tyre janë asgjësuar me djegie, por nuk dihet zyrtarisht se kur dhe ku janë asgjësuar.

Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, janë marrë mostra të cilat janë analizuar në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ku është konfirmuar pozitiv gripi i shpendëve.

Nga kjo vatër e karantinuar 3 km nuk lejohet të dalë asnjë shpend në treg (në mjedise të hapura apo tregjet e kafshëve të gjalla), as nga kapanonet e tjera të pa infektuara. Ky urdhër prek fermerët e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.

Sipas ministrisë, lejohet vetëm transporti i shpendëve për në thertore me autorizim nga Veterineri pas kryerjes së testit PCR që nuk janë të infektuara.

Ministria thotë se janë monitoruar 211 ferma me 2958 krerë, përfshirë ferma të vogla familjare, nga 5 grupe Veterinerësh Zyrtarë të Kontrollit të pranishëm në terren dhe është njoftuar Instituti i Shëndetit Publik, për vlerësimin e riskut.

Në fillim të marsit, ferma e kompanisë “Rea’s” në Durrës u prek nga gripi i shpendëve dhe u vendos në karantinë, ku brenda 2 ditëve ngordhën më shumë se 23 mijë pula, ndërsa deri më 6 mars flitej për rreth 70 mijë pula të ngordhura vetëm në një kapanon të kompanisë Rea’s.

Por shifrat nuk janë përditësuar më me informacione zyrtare, dhe nuk dihet se sa është numri i saktë i shpendëve të ngordhur.

Për asgjësimin e tyre ende nuk ka një njoftim publik kur, në cilin vend apo në ç ‘mënyrë është bërë, proces i cili duhet mbikëqyrur nga Ministria e Bujqësisë.

Rreziku nga gripi i shpendëve

Gripi i shpendëve është i rrezikshëm sepse mund të prekë dhe njerëzit ku më të rrezikuarit janë fermerët dhe punëtorët e stabilimenteve.

Virusi transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejt me shpendët e infektuara si dhe përmes mishit ose vezëve të pa gatuara, por sipas specialistëve nuk ka rrezik nëse ushqimet janë të gatuara në temperaturë të lartë, 70 gradë celcius./Voxnews

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat