back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuKultura“Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s”/Rezarta Delisula sjell detaje nga arkivat osmane

“Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s”/Rezarta Delisula sjell detaje nga arkivat osmane

“Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s” nga gazetarja Rezarta Delisula u promovua dje në Kalanë e Tiranës mes shumë të ftuarish ku vendin qendror e zinin pikërisht trashëgimtarët e familjeve të vjetra tiranase.

Libri më i ri i Delisulës i vendos ngjarjet në Tiranën e viteve 1800, duke treguar sherrnajat e familjeve me autoritet të asaj kohe nëpërmjet dokumenteve të arkivave osmane.

Por apeli që ajo u drejtoi pinjollëve të këtyre familjeve ishte ai i bashkëpunimit për të mos lënë të humbasin detajet historike të qytetit, të historisë së familjeve dhe rrugëtimit të tyre përgjatë dekadave. Kështu, dokumentet, objektet, historitë e trashëguara gojarisht brenda familjes duhet të ruhen e të bëhen pjesë edhe e atyre që e gjetën Tiranën kryeqytet, ndërsa tironsit bëhen gjithnjë e më shumë pakicë në një qytet që rritet e bëhet metropol.

Ndërkaq, në kontributin e saj të fundit për Tiranën, Delisula sjell histori e dëshmi të ruajtura në arkivat osmane, duke nxjerrë në dritë anë të panjohura të historisë së qytetit në shekullin e 18-të.

Dy vite më parë, Delisula publikoi librin “Çfarë ka qenë Tirona”, ndërsa në 2018-ën, librin e parë “Tirana-Mahnia”.

Në librin “Çfarë ka qenë Tirona”, publikuar në vitin 2022 Delisula përcjell, kontributin e popullsisë tironse në ndërtimin e institucioneve arsimore, si dhe detaje e kuriozitete të panjohura më parë mbi funksionimin e qytetit dhe qytetarëve./TemA

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat