Republikanët nuk kanë fituar vetëm Presidencën.
Ata kanë arritur të marrin kontrollin e Senatit amerikan, ku falë zgjedhjeve të fundit, kanë kthyer tre ulëse në favorin e tyre dhe kanë arritur 51 karrige, për një shumicë mbi demokratët.
Kjo do të thotë se ata do të kenë kontrollin e dhomës së lartë së përfaqësuesve, të paktën për dy vitet e ardhshme.
Nga ana tjetër, është ende e hapur gara për dhomën e ulët, atë të Kongresit, ku duket se po shkohet gjithashtu drejt një shumice republikane.
Këta të fundit kryesojnë me 182 vende, karshi 150 të demokratëve. Për të marrë shumicën duhen 218 mandate në Kongres.