Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Këshilli i Ambasadorëve vlerëson se raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 vjen në një moment kyç për procesin e integrimit evropian.
Në komunikatë përshëndetet përparimi në disa fusha, si harmonizimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, digjitalizimi dhe forcimi i bashkëpunimit me shoqërinë civile. Megjithatë, Këshilli shpreh shqetësim për mungesën e rezultateve konkrete në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, të cilat mbeten pika më kritike.
Ai bën thirrje për miratimin e një Kodi të ri Penal të harmonizuar me legjislacionin evropian, forcimin e Prokurorisë Publike dhe rezultate të matshme në hetime e gjykime për korrupsion në nivele të larta. Këshilli thekson se përparimi drejt BE-së kërkon reforma të qëndrueshme, administratë profesionale dhe konsensus të gjerë politik për të siguruar stabilitet institucional dhe shfrytëzim të plotë të fondeve evropiane për vendin. /Alsat.mk



